DEKLARATË PËR SHTYP

Si një komb që njeh mirë parimet e lirisë dhe dhunën nga regjimet shtypëse, ne qëndrojmë pranë popullit sirian në këtë moment tragjik për të.

Si një popull që e ka lidhur fatin dhe të ardhmen e tij me fatin dhe të ardhmen e lirisë e të demokracisë, ne do të jemi pa asnjë diskutim e hezitim në krah të Shteteve të Bashkuara në çdo front beteje ushtarake që arsye të vetën, ka lirinë e njerëzve dhe çlirimin e popujve nga regjimet barbare të cilat shkojnë deri tek armët kimike për mbijetesën e tyre.

Si qeveria e re e Shqipërisë, ne do të jemi kurdoherë dhe me çdo çmim, në lartësinë e borxhit të pashlyeshëm historik ndaj aleatëve që mbështetën aspiratën e shqiptarëve për liri dhe sot ne jemi njësh me ta, në shprehjen e revoltës ndaj regjimit të Damaskut e të përgjegjësisë për t’ju kundërpërgjigjur ushtarakisht politikës shfarosëse të armëve kimike.

Jemi plotësisht gati që me të marrë detyrën në Kuvendin e Shqipërisë, të marrim edhe detyrën që na takon për të mbështetur me të gjitha kapacitetet e kërkuara operacionale përpjekjen e Aleancës Euroatlantike për të ndalur marrëzinë vrastare ndaj popullit sirian.

Jam i bindur se në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do të jetë unanim përballë çdo kërkese që do të vij nga NATO dhe ne do të jemi të pakursyer për të qëndruar pranë popullit sirian në këtë moment të vështirë për të.

5 Mendimet tuaja për DEKLARATË PËR SHTYP

  • Al Bani shkroi:
    15-11-2013 në 8:53 pm

    Zoti Rama, përshëndetje!
    Falemnderit që i treguat edhe botës që edhe në Shqipëri ka burra shteti… po, po burra shteti prej vërteti. Që dinë ta vlerësojnë reagimin qytetar dhe pranimi i kërkesës së tyre (edhe pse në këtë rast mendoj se masa më e madhe ishin të keqinformuar apo ndoshta dikush i manipuluar), nuk është dobësi, por forcë për të përballuar situatën, pa u fshehur pas policisë apo pas perdeve të dritareve si deri disa muaj më parë…..
    Po e mbyll duke e shprehur me titullin e një kënge të Queen (pak e modifikuar), mendimin tim si qytetar për punën Tuaj që keni nisur: “The “work” must go on”.

    Përgjigje
  • Fadil Lepaja shkroi:
    15-11-2013 në 7:39 pm

    Edi Rama, tregoi se ka vesh per te degjuar zerin e qytetareve. Ky eshte nje kompliment i madh per nje vend ballkanik ku lideret duan te deshmojne se jane me te forte se populli! Respekt per kete vendim! Nuk do beje lavdata se per kete pune paguhet stafi i tije per mardhenie publike, por kur bene gjene e duhur duhet pranuar publikisht! Sidomos ne, te cilet ne parim jemi kritik ndaj cdo qeverije! “Kryeministri Rama , nuk eshte idiot” ishte titulli i njesres nga kolumnet e mija te fundit. Po e perseris: Kryeministri Rama , me te vertete nuk eshte idiot! Duket se ka edhe ndergjegjje! Te shohim….me tutje! Keshtu, pergezime z. Kryeminister! Ka shume shembuj ne historine tone kur lideret e kane mundur popullin, por ka pak te cilet e kane mundur egon e vet!

    Përgjigje
  • Enisa Aruci shkroi:
    12-11-2013 në 8:39 pm

    Nuk di nese eshte vone per kete proteste te shqiptareve,per kete koment ndoshta te vonuar sepse gjithcka mund te jete nenshkruar dhe ne thjesht humbasim kohe,sepse ne nuk jemi zot te asaj toke edhe pse quhemi shqiptare.
    Perpiqem te gjej argumenta,miresi madje kerkoj edhe humanizmin qe ju shprehni ne deklarate,por e kam te pamundur.
    Perpiqem te kuptoj edhe politiken dhe detyrimet qe ka cdo shtet ne kete organizim global. Por perseri nuk mundem te jem dakort sepse cdo gje mban ere !
    Nuk mund te rri pa permendur faktin qe ju,bashke me forcen tuaj politike ishit kunder eksportimit te plehrave ne Shqiperi.Te vendosur deri ne fund per te mos pranuar qe ky vendim mos te aprovohej nga qeveria ne opozite.Pse duhet te jeni dakort per armet kimike?
    Mos valle ishte hipokrizi? Nje shfaqje teatrale per te nxjerre ne pah te keqen e shqiptareve te asaj kohe,qeverine qe nuk donte te miren e vendit dhe shikonte interesat vetjake.
    Pasi lexova nje artikull te publikuar nga gazeta “Le monde” e Frances ku thuhej nje eksportim prej 1000 ton agente/substanca kimike dhe 290 ton arme kimike per tu eliminuar,me lind pyetja : Si parimet tuaja e te forces suaj politike jane kaq kontrakditore ? Si ka mundesi qe servilizmi tashme qe u bete te preferuarit e Amerikes shprehet kaq hapur ?
    Nje rreziku me te madh, ju i thone po.Do kisha preferuar plehrat ne vend te armeve kimike si me te miren e mundshme.Nuk dua te permend efktet negtive ne shendet,ne mjedis,ne siguri,ne zhvillim e ne politike, sepse ato dihen te gjitha.
    Edhe si nje studente ne fushen e shkences,perseri do te zgjidhja plehrat !
    Ne jemi turma e Zulluve,ku ambasadori i Zulluve e lexon me gezim letren e propozuar si ne prozen e Faik Konices.
    Nenqesh me veten nderkohe qe shikoj publikime te veprave te autoreve shqiptare qe flasin per nje peuriudhe te erret te Shqiperise dhe ironia me e madhe eshte qe gjithcka duket me aktuale se kurre,duket sikur cdo gje eshte shkruar per kete kohe,per keto vite qe ne po jetojme, per keto pushtetare te kujtdo force.
    Cdo gje eshte e fresket si gjurmet qe kemi lene neper histori.
    Nuk shpresoj ne ndonje mrekulli kur cdo gje duket e qarte dhe thjesht ceshtje kohe per tu pranuar.Pastaj,do vazhdojme si gjithmone,do bejme ate qe dime me mire,te rrojme per te tjeter !
    Kaloi nje shekull edhe sa gjate do te shkoje derisa ne ta duam vetvehten ?

    Përgjigje
  • raimond vlonjati shkroi:
    01-09-2013 në 11:22 pm

    Une mendoj se Shqiperia duhet te heqi dore nga ky lloj protagonizmi servilues ndaj USA per gjera te cilat nuk kekrohen nga USA

    Ne natyrisht jemi perkrahes te politkes aemrikane, sepse na kane ndihmuar dhe nga ana tjeter kemi edhe detyrimin moral si i vetmi mik qe kemi pasur deri me sot

    Porse ne keto raste shteti jone duhet te tregohet inteligjent , dmth natyrisht te jete pro USA , por te mos shprehet keshtu hapur

    Sepse ne jemi vend i vogel, dhe keto nderhyrjet neper bote jane politika teper te medha ne te cilat USA nuk keRKojne aspak vemendjen tone ,…
    Biles ne i bejme dem reputacionit te USA ne keto raste,I ulim seriozitetin politkes se jashtme amerikane,

    Sepse aty del Parlamenti Britanik kunder vajtjes ne kete lufte, ndersa ne shprehemi direkt qe jemi dakort per kete lufte …!!???

    Behemi qesharak, kur futemi ne gjera te tilla,-

    -Me mire per qeverine tone, eshte te mos shprehet fare per keto gjera ,
    sic bejne psh shume shtete te vogla te Europes perendimore,

    Ato nuk shprehen fare, se e kuptojne peshen e tyre ne bote, por natyrisht jane pro USA

    Ne mund te shprehemi vetem ne ato raste kur politka amerikane , nepermjet kanaleve te saj diplomatike na e kerkon kete mbeshtetje –Atehere ne duhet te shprehemi me gjithe mundesite tona, por nga ana tjeter
    ne duhet te kerkojme edhe perfitimet tona shteterore, ( si psh ne armatime, apo ne kredi te buta , sic bejne gjithe shtetet ne keto raste) kur japim kete perkahje

    Sic beme psh per Luften ne Irak e Afganistan, qe na kerkuan ti perkrahim dhe ne e beme punen tone
    , porse ne kete rast, eshte me civile qe te ne, si shtet shume i vogel, te mos shprehemi per keto gjera ,
    se behemi qesharake…

    Ndaj eshte mire qe qeveria e re, te mos beje sic bente Sala, si idiot ,,qe mundohej te bente protaganistin ne nje arene nderkomebtare ku ne ishim dhe jemi mbushesa topi

    Qeveria jone, ben mire qe ne aspektin e politikes se jashtme , per ca gjera qe jane shume larg nesh ..te mos shprehet fare , jo per frike, apo per ndonje interes ….por thjesht per tu treguar serioze dhe qe me hesthjen tone te tregojme se ne e njohim cmimin tone se sa vlejme ne arenen nderkomebtare

    Përgjigje
    • Mirel shkroi:
      14-09-2013 në 11:37 am

      Jame plotesishte dakorte me gjithcka qe ke shkruar.
      Dhe do shtoja qe qeveria e re ka shume rruge per te kryer brenda Shqiperise parpara se te dale jashte kufijve.

      Përgjigje

Hyni për t'u përgjigjur

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

CAPTCHA Image
*