• Home
  • SHENIM PER KRITIKET E APLIKIMEVE ONLINE

SHENIM PER KRITIKET E APLIKIMEVE ONLINE

Artikujt më të fundit

Disa po thonë publikisht se apeli im për të aplikuar online cilido që dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë, qenka prodhim i kulturës antishtet. Marrja në punë prej shtetit paska procedura që lidhen me vende bosh e me konkurse e me afate dhe jo me partinë. Por s’e kanë lexuar ose s’e kanë kuptuar, atë që kanë lexuar në apelin tim publik si kryeministër i zgjedhur. Jo si kryetar partie.

Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune po për ta bërë reale e transparente, marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucioneve në kërkim të njerëzve të duhur. Sapo kemi hedhur me këtë nismë edhe farën e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi. Të cilën dalëngadalë, do ta kthejmë në një institucion të mirëfilltë ku shteti ynë do të ketë të regjistruar kapitalin e kualifikuar njerëzor të Shqipërisë, brenda ose jashtë. Po kjo është një temë më vete.

Ndërsa për momentin, fakti është se të gjithë ata që po aplikojnë do të njoftohen individualisht për çdo konkurs të hapur në sferën që lidhet me profesionin dhe eksperiencën e tyre. Në këtë mënyrë do të këpusim lidhjet e shkurtra të konkurseve farsë që janë zhvilluar tërë këto vite, përmes lajmërimesh në formën e trakteve të ngjitura kuturu dhe rezultatesh të parafabrikuara në dëm të lirisë së konkurencës e të meritës. Dhe nga ana tjetër, do të kemi një instrument të ri monitorimi për trajtimin e burimeve njerëzore në procesin e organizimit e të zhvillimit të konkurseve. Besoj e kam sqaruar po ashtu në letër se kjo bazë të dhënash do t’i shërbejë pak më vonë edhe sektorit privat, për të kërkuar njerëzit e duhur për vende të reja pune dhe do t’u japë po ashtu mundësi aplikantëve të kenë dijeni për çdo mundësi të re për punë.

Kaq e thjeshtë është, mos u shqetësoni kritikë të dashur ky nuk është as fillimi akoma i Shqipërisë së re që kemi marrë mandatin për të ndërtuar.

Edi

https://www.facebook.com/edirama.al/app_176005185904067

Hyni për t'u përgjigjur

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

CAPTCHA Image
*