Blog

  • NJË AXHENDË PËR SHQIPËRINË EUROPIANE

    Me 23 Qershor 1 milion vullnete u bashkuan si pika të qarta ndryshimi që formësonin vijën ndarëse mes shumë të shkuarave dhe një të ardhmeje të përbashkët. Të ardhmen e një Shqipërie ku burimet e paçmuara të vendit janë në shërbim të mirëqënies të secilit prej qytetarëve të tij. Të ardhmen e një Shqipërie ku qeverisja jetëson vullnetin e njërëzve, vlerat e popullit dhe shpresat e brezave të rinj. Ne besojmë se kjo e ardhme fillon pikësëpari si qeverisje e përbashkët e vendit me transparencë, dialog e përgjegjshmëri, në emër të të cilave ndajmë me ju këtë raport të 100 [...]

    Lexo më shumë
  • JA E VERTETA E ARMEVE KIMIKE

    Në 11 shtatorin e saposhkuar, kur i’u drejtova parlamentit për programin e qeverisë së re, e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri.

    Ishte koha kur armët kimike të Asadit kishin bërë një kërdi që tronditi botën dhe çdonjërin nga ne po ashtu.

    Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, shpallën përgatitjen për sulmin ushtarak ndaj Sirisë.

    Në përputhje të plotë me boshtin strategjik të politikës së jashtme të Shqipërisë, si edhe me programin e ri qeverisës, unë theksova se Shqipëria do të ishte, si gjithnjë, “në krah të Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet [...]

    Lexo më shumë
  • DEKLARATË PËR SHTYP

    Si një komb që njeh mirë parimet e lirisë dhe dhunën nga regjimet shtypëse, ne qëndrojmë pranë popullit sirian në këtë moment tragjik për të.

    Si një popull që e ka lidhur fatin dhe të ardhmen e tij me fatin dhe të ardhmen e lirisë e të demokracisë, ne do të jemi pa asnjë diskutim e hezitim në krah të Shteteve të Bashkuara në çdo front beteje ushtarake që arsye të vetën, ka lirinë e njerëzve dhe çlirimin e popujve nga regjimet barbare të cilat shkojnë deri tek armët kimike për mbijetesën e tyre.

    Si qeveria e re e Shqipërisë, ne do [...]

    Lexo më shumë
  • KONKURS PËR ZYRËN E DEPUTETIT NË VLORË

    Me deshirën që t’u gjendem pranë qytetarëve të Vlorës dhe synimin që të jem në kontakt të pandërprerë me ta, do të hap në shtator siç e kam premtuar Zyrën e Deputetit në Vlorë. Kjo zyrë do të jetë e hapur çdo ditë dhe do të mirëpresë çdo qytetar e qytetare që dëshiron të ndajë me mua opinionet, shqetësimet, dëshirat për mbarëvajtjen e jetës ekonomike e sociale në Vlorën tonë të dashur. Zyra ime në Vlorë nuk do t’u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit. Ajo do të funksionojë si urë lidhëse [...]

    Lexo më shumë
  • SHENIM PER KRITIKET E APLIKIMEVE ONLINE

    Disa po thonë publikisht se apeli im për të aplikuar online cilido që dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë, qenka prodhim i kulturës antishtet. Marrja në punë prej shtetit paska procedura që lidhen me vende bosh e me konkurse e me afate dhe jo me partinë. Por s’e kanë lexuar ose s’e kanë kuptuar, atë që kanë lexuar në apelin tim publik si kryeministër i zgjedhur. Jo si kryetar partie.

    Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune po për ta bërë reale e transparente, marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin [...]

    Lexo më shumë
  • Detyra do jetë imja, pushteti do jetë juaji

    Ka fare pak përgjegjësi të tjera më të mëdha për një njeri, se sa përgjegjësia për të udhëhequr vendin tënd.

    Sot, ju, populli i Shqipërisë, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës tonë kombëtare të Rilindjes së bashku e në mënyrë të pandarë, me partnerët tanë strategjikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe me aleatët e tjerë, këtë përgjegjësi kaq të madhe.

    Ne e pranojmë përgjegjësinë, me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdonjërit prej jush. Dhe për çdo ditë, nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e [...]

    Lexo më shumë
  • 30 MINUTA PER TE BERE HISTORI

    Të dashur miq,

    Edhe sot keni qenë fantastikë! Të dhënat tona të brendshme flasin për fitoren e dëshiruar, por s’ka mbaruar. Mbaron vetëm kur fitorja të vuloset dhe festa të fillojë. Deri atëherë ka ende shumë punë. Duke nisur nga këto 30 minuta të fundit për të votuar. Kjo kohë është flori! Kush s’ka votuar të vrapojë drejt qendrës së votimit.

    Kush ka votuar të rendë përmes telefonit nga numri në numër për të verifikuar se çdokush në adresarin tuaj ka votuar! Kush është jashtë të bëjë të njëjtën gjë, ju lutem mos neglizhoni asnjë sekondë të këtyre 30 minutave të paçmueshme.

    Votoni [...]

    Lexo më shumë
  • KRENAR PER PS

    Gëzuar ditëlindjen e PS gjithë anëtarëve të familjes sonë politike.

    Kjo ditëlindje na gjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë!

    Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit.

    Në fund të fundit, krenaria e të qenit në këtë parti buron më së pari prej të qenit të PS në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve qysh në lindjen e saj.

    Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa [...]

    Lexo më shumë
  • LIGJI DREJTORESHE LIGJI!

    Sot drejtoresha e “Ismail Qemalit” i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike në ballin e “Panoramës”. I bënte jehonë kryeministrit që tha në miting se kryetari i opozitës paskej kërcënuar një drejtoreshë shkolle. Në fakt mjafton të lexosh dy mesazhet që i kam çuar drejtoreshës e që ajo i kishte bërë publike, për të kuptuar se jo vetëm nuk e kam kërcënuar po jam përpjekur ta ndihmoj dy herë zonjën e pasjellshme duke i kujtuar detyrën e saj përpara kushtetutës e ligjit, mësuesve e nxënësve. Herën e parë u përpoqa ta ndihmoj pasi mbylli telefonin duke ndërprerë brutalisht një [...]

    Lexo më shumë
  • TIRANA NE KRYE TE FITORES

    Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën. Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Eshtë një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për [...]

    Lexo më shumë