Fjalime

  • PUNA E OPOZITES ESHTE FJALA – FJALA E QEVERISE ESHTE PUNA

    • Postuar më: 13-09-2013

    Si sot, në të njëjtën datë, 11 shtator, viti 2001, një kërpudhë tymi, e zezë me bisht të zjarrtë, u ngrit befasisht në qiellin e botës dhe e zaptoi të tërin.

    Mbiu dhunshëm duke çelur një gropë të madhe gjaku e hiri mu në zemrën e botës së lirë, ku ne të gjithë jetojmë, pavarësisht dallimeve tona.

    I zu vendin, me pahirin më të madh, që mendja mund të rrokë, dy kullave binjake – godinës më të lartë të Amerikës – dhe duke qëlluar Amerikën nga lartësia marramendëse e një urrejtjeje gjakatare, goditi rrufe krejt botën tonë.

    Qysh atë ditë, bota jonë s’është [...]

    Lexo më shumë
  • Fjala e Kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

    • Postuar më: 06-09-2013

    Ky është një moment vërtet krejt i posaçëm për ne të gjithë. Është një moment solemn, për këtë grup kuvendor që sot mblidhet përpara se të zbresë në fushën e betejës parlamentare si trupë e mandatuar, fuqimisht, nga populli për të ndalur rrënimin dhe rilindur Shqipërinë.

    Le të jeni krenarë për besimin që shqiptarë na dhanë në 23 qershor. Po, njëkohësisht, të jeni shumë të përulur përpara vullnetit të tyre sovran, që do të jetë ligj për ne, në çdo vendim apo veprim politik ose qeverisës. Le të mos e harrojmë, asnjë ndër ne, se kush dhe pse na e ka [...]

    Lexo më shumë
  • Kemi mandatin për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen, por për të ndryshuar vendin

    • Postuar më: 03-09-2013

    Do të doja të thosha pak fjalë për nder të të gjithë juve që keni ardhur këtu e që keni ndarë me ne kohën tuaj, përpjekjet tuaja për të diskutuar me ne. Do të filloj duke thënë se qeveria duhet të bëjë gjëra, por një prej gjërave që ajo duhet të bëjë është të dëgjojë. E më pas të dëgjojë dhe të udhëheqë. Ajo çfarë do të doja shumë të shihja gjatë katër viteve në vijim është një qeveri, e cila frymëzohet nga përpjekjet e shoqërisë për t’i çuar gjërat përpara dhe me përulësi merr rolin për të drejtuar duke [...]

    Lexo më shumë
  • Një epokë e re, një model zhvillimi i integruar

    • Postuar më: 26-08-2013

    “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama

    (pjesa e parë)

    Mirëserdhët!

    Jam shumë i lumtur që, sot, ne mblidhemi këtu me një grup të gjerë protagonistësh të zhvillimit në botën e sotme, planifikues urbanë, arkitektë, artistë të ardhur nga gjithë bota për të na asistuar në përpjekjen e madhe të transformimit të një modeli të zhvillimit të vendit, që sot ka nevojë urgjente për t’i adresuar çështjet dhe problemet e veta në një qasje krejt të re.

    Prej kohësh kemi konstatuar se modeli i zhvillimit i ndjekur në gjithë këto vite ka shteruar. Ka shteruar, duke hapur plagë të mëdha në [...]

    Lexo më shumë
  • Për një Rilindje Shqiptare, për një Shqipëri jug e veri!

    • Postuar më: 22-06-2013

    Motra dhe vëllezër!

    Shqiptare dhe shqiptarë nga veriu në jug. Era e Rilindjes sot i ka bërë një jug dhe veri për një Shqipëri, era e Rilindjes po fryn fort dhe ky është manifestimi madhështor i dy vatrave të mëdha të shqiptarisë, Shkodrës dhe Vlorës, që i japin sot kohës shqiptare fuqinë e një bashkimi të ri për një Shqipëri të re.

    Era e Rilindjes sjell me vete në këtë shesh, këtu në Shkodër, të mbushur me ëndrra dhe shpresa fjalët e At Gjergj Fishtës së pavdekshëm “për me sundue nji shtet, nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakcilleku, rena, trathtija; duhet [...]

    Lexo më shumë
  • Tirana në 23 qershor do të jetë edhe kryeqyteti i Rilindjes

    • Postuar më: 22-06-2013

    Mirëmbrëma Tirana dhe Tirona mirëmroma!

    Mirëmroma Ali Demi, Varri i Bomit, Lapraka, Kombinati, Sauku, Selita, Bregu i Lumit, Kamza, Paskuqani, Bathorja, Fusha e Aviacionit, Kavaja, Rrogozhina, Vora, Kashari, Dajti, Kërraba, Zallherri.

    Mirëmbrëma gocat dhe çunat e bllokut, Kodra e Priftit, Alliasi. Mirëmroma Tirona e vjetër e njësisë numër 8, Tirona e Bled Nallbonit, mirëmroma! Mirëmbrëma të gjithë ju qytetarët e parë, të gjithë ju kryeqytetasit e ardhur nga Tropoja, Kukësi, Malësia e Madhe, Hasi, Peshkopia, Burreli, Puka, Shkodra, Lezha, Kurbini, Mirdita, të gjithë ata të ardhur nga Skrapari, Berati, Librazhdi, Elbasani, Pogradeci, Korça, Devolli, Erseka!

    Mirëmbrëma atyre që kanë ardhur nga Gjirokastra, Tepelena, [...]

    Lexo më shumë
  • Do t’i japim Krujës një status të veçantë mbrojtjeje

    • Postuar më: 22-06-2013

    Motra dhe vëllezër!

    Ju jam shumë mirënjohës që në këtë pik vape ju jeni mbledhur këtu për të na dhënë këtë mbështetje të jashtëzakonshme në këtë qytet të bekuar!

    Unë dua t’ju bëj vetëm një pyetje; A e parafytyroni se çfarë do të kishin bërë fqinjët tanë në qoftë se do ta kishin këtë pasuri të madhe të historisë jo vetëm të një vendi, po të historisë europiane, siç është Kruja. A e parafytyroni sikur Kruja dhe Skënderbeu të ishin pasuri e historisë së një vendi fqinj se çfarë kujdesi, se çfarë promovimi dhe se çfarë rëndësie do t’i kishin kushtuar?

    E pra, [...]

    Lexo më shumë
  • Fieri ia ka prerë urdhrin e pensionit me kohë Saliut

    • Postuar më: 20-06-2013

    Mirëmbrëma kryeqyteti i socialistëve, kryeqyteti i fitores së 23 Qershorit, kryeqyteti i njerëzve të zakonshëm të punës, të vlerave dhe të qytetarisë!

    Mirëmbrëma grave dhe vajzave të jashtëzakonshme të Fierit, të Mallakastrës dhe të Lushnjes!

    Mirëmbrëma të gjithë djemve dhe burrave fisnikë të kësaj zone, që gjithnjë i ka dhënë Partisë Socialiste gjithçka ka mundur dhe që në 23 Qershor me votën për Partinë Socialiste do t’i japë fuqinë e madhe ndryshimit dhe Rilindjes që ne do të sjellim!

    Ne jemi shumë krenar, që sonte këtu në Fier gjejmë këtë mbështetje si kurrë asnjëherë më parë. Këtë besim unë jam i bindur se [...]

    Lexo më shumë
  • Fjala në mitingun përmbyllës në Kavajë e Kryetarit të PS, Edi Rama.

    • Postuar më: 20-06-2013

    Përshëndetje!

    Përshëndetje të gjithëve dhe mirënjohje të thellë në radhë të parë për çunat e Kavajës që na bënë një pritje madhështore që tek Shkëmbi i Kavajës. Pastaj, për të gjitha vajzat dhe gratë këtu në këtë shesh, në sheshin e qytetit të çliruar në 8 Maj të dy viteve më parë nga pushtimi i çetës së vogël të rrënimit të Kavajës, që 20 vjet me radhë e mbajti Kavajën në kthetrat e korrupsionit dhe të harresës.

    E, sot shikojeni të dashur motra dhe vëllezër, qytetare dhe qytetarë të Kavajës, se çfarë ka ndodhur. Sekretari i Partisë së Punës, Sali Berisha [...]

    Lexo më shumë
  • Fjala e Kryetarit Edi Rama në mitingun në Kamzë

    • Postuar më: 19-06-2013

    Përshëndetje motra dhe vëllezër!

    Unë dëshiroj që ky zotim i firmosur prej meje të vendoset këtu diku, në sytë e të gjithëve dhe vlerësimin tuaj ta jepni pas katër vjetësh mbi bazën e këtij zotimi.

    Po bëhet çerek shekulli, ata që në vitin e madh të përmbysjes së regjimit komunist nuk kishin lindur akoma, tani i kanë kapërcyer të 20 vitet, janë bërë vajza e djem të rritur dhe sot e gjithë ditën në shtëpitë e ndërtuara prej prindërve të tyre me aq shumë sakrifica janë pa premtimin 20 vjeçar të përmbushur, atë të legalizimeve.

    Po bëhet çerek shekulli që Saliu vazhdon t’ju [...]

    Lexo më shumë