Kurban

Artikujt më të fundit

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, që shëmtohet çdo ditë e më shumë, që korruptohet çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s’do ta bëja kështu. Edi qoftë që e ka këtë guxim, ne librin e lexojmë si program politik dhe vlerat e vërteta do mund t’ia masim vetëm në të ardhmen.

Adrian Klosi

Një rrëfim i shkruar me një frymë për Shqipërinë reale dhe Shqipërinë e mundshme, në traditën më të çmuar të publicistikës shqiptare, nga pena e një njeriu të cilin dëshira për të sjellë shumëçka të re e gozhdoi në kufirin midis të dyjave; një manual i qytetarisë shqiptare post-komuniste, sot të rrezikuar si kurrë më parë nga vërshimi i kaosit, halldupërisë dhe maskarallëkut.

Ardian Vehbiu

“Ky është rrëfimi i Edi Ramës për rrugëtimin e tij njëmbëdhjetëvjeçar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por, jo vetëm kaq. Me një qasje krej origjinale, Edi Rama na sjell reflektimet e tij për të sotmen, dhe, në njëfarë mënyre, vizionin e tij për të ardhmen, duke e kthyer padyshim këtë libër në një formë mjaft interesante të komunikimit politik”.

Piro Misha