• Home
  • Libra
  • Mbi shpirtëroren në art dhe veçanërisht në pikturë

Mbi shpirtëroren në art dhe veçanërisht në pikturë

Artikujt më të fundit

Vasili Kandinski
Mbi shpirtëroren në art dhe veçanërisht në pikturë

Shqipëruar dhe pajisur me një Cadri Forever nga Edi Rama

Ndodh që teksa lexon një libër mendja ikën e të le të shurdhët ndaj zërit të autorit, kuturiset nëpër gollën e errët të përfytyrimit dhe vejevjen ngarkuar me gjithfarë trajtash të çuditshme, të cilat ngjajnë dhe s’ngjajnë me diç të jetuar dikur e të varrosur ndanë udhës ku pa e kuptuar shkoi e treti e kaluara.