PER NJE PROCES NE FRYMEN E KUSHTETUTES
Artikujt më të fundit
-
2013, Viti i Ndryshimit
- Postuar më: 28-12-2012
-
LLOTARIA KOMBËTARE DHE JO VETEM
- Postuar më: 04-08-2012
-
PALE ME PLEHRAT
- Postuar më: 30-06-2012
Në një letër drejtuar publikisht zotit Sali BERISHA, kryetar i PD, zotit Ilir META, kryetar i LSI, zotit Shpëtim IDRIZI, kryetar i PDIU, zotit Fatmir MEDIU, kryetar i PRSH, zotit Vangjel DULE, kryetar i PBDNJ dhe zotit Gazmend Oketa, kryetar i grupit nismëtar të FRD, kryesocialisti Edi Rama është shprehur si më poshtë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës:
Tiranë 30 prill 2012
Ju shkruaj për të ndarë me ju, drejtëpërdrejt po edhe publikisht, bindjen se në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është shumë më shumë se sa një procedurë parlamentare e radhës. Për më tepër në kontekstin e sotëm historik të Shqipërisë, që për të tretin vit radhazi synon të ngjitet në shkallën e kandidatit për Bashkimin Europian, kjo zgjedhje kërkon një vlerësim dhe vëmendje të veçantë.
Shqiptarët pa dallim presin një përgjigje pozitive nga Komisioni Europian për aplikimin për statusin e kandidatit. Po edhe miqtë e partnerët tanë europianë dhe Shtetet e Bashkuara po njësoj, si mbështetës të palëkundur të vendit tonë në rrugën e integrimit, nuk e dëshirojnë që aplikimi i Shqipërisë të refuzohet për të tretën herë këtë vjeshtë. Ata së bashku kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka munden që kjo të mos ndodhë. Mirëpo, padyshim, në radhë të parë jemi vetë ne përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që duhet të bëjmë gjithçka mundemi që Komisioni Europian të na mbështesë në ngjitjen e shkallës së parafundit për integrimin e plotë në Bashkimin Europian.
Nuk mund të vihet në diskutim se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është një provim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë drejt momentit kyç të vjeshtës së ardhshme, që përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit i jep një rëndësi ende më të veçantë edhe procesit të nevojshëm politik që duhet të rezultojë me zgjedhjen për President të një figure e cila në frymën e Kushtetutës sonë simbolizon unitetin kombëtar. Unë besoj se simbolika e 100 vjetorit të pavarësisë e forcon kontekstin historik të përpjekjeve për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian dhe, në njëfarë mënyre, e bën më të madhe peshën e suksesit apo disfatës së politikës shqiptare në këtë vit jubilar, e në këtë rast konkret të zgjedhjes së Presidentit gjithashtu. Me po kaq rëndësi besoj gjithashtu se është edhe për qytetarët shqiptarë, që në fund të një procesi të mundshëm gjithpërfshirës mes gjithë palëve parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit, të kenë në krye të shtetit një President garant të Kushtetutës dhe të institucioneve apo të proceseve kushtetuese që lidhen me kreun e shtetit, e jo një noter partiak të një pale të vetme.
Prandaj, në emër të Partisë Socialiste dhe të të gjithë asaj mase të madhe qytetarësh shqiptarë që Partia Socialiste përfaqëson në Kuvend, dëshiroj t’Ju ftoj me anë të kësaj letre që të takohemi drejtëpërdrejtë, për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për të tentuar të hapim një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve lidhur me rëndësinë madhore të ndërtimit të një procesi të dobishëm për vendin në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Mbetem në pritje të një përgjigjeje nga ana Juaj për këtë kërkesë dhe jam i gatshëm t’Ju takoj pa humbur kohë.
Edi RAMA
Kryetar i PARTISE SOCIALISTE


9 Mendimet tuaja për PER NJE PROCES NE FRYMEN E KUSHTETUTES
Mendoj se nje kandidature serioze dhe e pakonsumuar politkisht
e PS-se per president do te ishte Agim Fagu
Ate shpresojme po ne qofte se edhe edi do te ndjek rrugen e lene ne gjysem nga te tjeret po atehere si do e bejme?
per sa kohe eshte sala ,nuk ka force shoqeria te legjitimoje,kshu qe na ngelet ”fresku”
vetem kur te vi edi ne pushtet do shpetojme
Shume prekes,por dhe shume i bukur ky shkrim per te ndjerin Klosi.Vetem nje mik i mire si Ju mund ti shkruaj.
Mos i beso qoftelargut Z.Rama !
Q’fare bejn keta,ore !!duan te zgjedhin Presidentin-nga kryesia e PD-SE,,Kur do hikin keta? e te shpetojn kalamajt tane,
dhe xhozi na duhet presidente,e pas ardianit do shkojn shum te tjer
Keshtu ka lezet kur Edi Rama vjen ne Ulqin