VOTAVJEDHESI I RUZHDIES NE SALLEN E PARLAMENTIT
Artikujt më të fundit
-
2013, Viti i Ndryshimit
- Postuar më: 28-12-2012
-
LLOTARIA KOMBËTARE DHE JO VETEM
- Postuar më: 04-08-2012
-
PALE ME PLEHRAT
- Postuar më: 30-06-2012
Duke mbështetur kandidaturën e Ardian Vishës, avokatit të Fatmir Mediut, ne nuk ndërruam asnjë presje në qëndrimin tonë ndaj krimit shtetëror të Gërdecit.
Kjo këtu nuk është një përpjekje për të justifikuar gjësend lidhur me mbështetjen që dhamë për Vishën. Eshtë vetëm shpjegimi krejt i sinqertë i një pikëpamjeje që nuk e ndaj me asnjë ndër ata opozitarë të ndershëm, të cilët e lexuan dhe e komentuan nga një këndvështrim tjetër zgjedhjen tonë. Prej atij këndvështrimi Partia Socialiste u keqgjykua në zgjedhjen e saj, me jo pak komente denigruese. E sot dua të shpjegohem në respekt të gjithë atyre qytetarëve opozitarë që na keqgjykuan dhe vetëm të tyre, sepse maskarenjve politikë, të cilët kanë fajin e llogores së pushtetit për krimin e pandëshkuar të Gërdecit apo ndjekësve të tyre që u mbajnë anën qorrazi, nuk u detyrohem asnjë shpjegim. Asnjëherë. 
Ne nuk e mbështetëm kandidaturën e Ardian Vishës për vendin në KLD as sepse ishte avokat i Fatmir Mediut, as sepse avokoi pafajësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes. Ky i fundit ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithnjë i fajshëm për shpërdorim detyre me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, pavarësisht se kryefajtori është e do të mbetet kryeministri; pavarësisht se biznesin vrasës të Fabrikës së Vdekjes e hapi dhe e mbrojti deri në fund kryeministri; pavarësisht se gjykata e kapur nga pushteti i kryeministrit nxori të pafajshëm ish-ministrin për të nxjerrë të pafajshëm kryeministrin; pavarësisht se pafajësinë e Fatmir Mediut e shpiku gjykata e Saliut dhe nuk e fitoi Ardian Visha. Edhe vetë fakti që në fund fare, Fatmir Mediu nuk e votoi avokatin e tij, tregoi se ish-ministri i mbrojtjes ishte e mbeti një çirak i ustait të Fabrikës së Vdekjes.
Po ja pse e mbështetëm ne kandidatin që në fund nuk u lejua të garonte:
Së pari, mbështetëm një kandidat të pakorruptuar, i cili i ka shërbyer shtetit e ligjit në sistemin e drejtësisë dhe as nuk rezulton të jetë përzier në punët e ndyra të atij sistemi, as nuk është akuzuar ndonjëherë si prokuror, po edhe si avokat, për rryshfetllëqe e sekserllëqe. E mbështetëm përballë një kandidati tipik për moralin dhe sjelljen e kësaj qeverie. Një i verbër në shërbimin ndaj pushtetit, i përzier në historinë e turpshme të moskthimit e të moskompensimit të pronave tek pronarët pa taraf qeveritar, i dalluar në historinë e manipulimit të zgjedhjeve të 8 majit 2011 në Tiranë.
Së dyti, mbështetëm një kandidat me profil të spikatur profesional që as nuk ka rënë ndonjëherë në sy për mungesë profesionalizmi dhe as nuk është akuzuar, qoftë edhe nga kundërshtarët e kandidaturës së tij në tryezën e Komisionit të Ligjeve, si i paaftë për të kryer detyrën. E mbështetëm përballë një kandidati tipik për pushtetin që ka kapur shtetin, një guak intelektualisht, një i paaftë profesionalisht dhe i tejzellshëm politikisht. Shkurt një sojsëz i kompletuar për të kontribuar në qëllimin e mbrapshtë të kryeministrit për ta nënshtruar drejtësinë në çdo qelizë.
Së treti, mbështetëm një kandidat jopartiak për të synuar edhe vota përtej pakicës sonë parlamentare. Me këtë arsyetim: Të shfrytëzojmë qoftë edhe një mundësi teorike për të mos e lejuar pa bërë asgjë hiç në këtë rast, uzurpimin e pandalur të drejtësisë e të vetë KLD-së nga komandot antidrejtësi të Saliut.
Mes mospjesmarrjes në një garë e për pasojë, lejimit të vazhdimit të pushtimit pa asnjë “dhimbje koke” nga ana e kryeministrit të vendeve në strukturat kyçe të sistemit të drejtësisë, dhe një gare me sadopak gjasa për t’u fituar ne zgjodhëm të dytën. E për këtë zgjodhëm dikë me integritet e profesionalizëm jashtë sinorit të opozitës. Zgjodhëm Ardian Vishën jo sepse ishte më i miri i mundshëm dhe assesi jo pse nuk kishim kandidatë më të mirë brenda nesh. Po sepse asnjë kandidat i perceptuar mirëfilli si i yni s’do të kishte as edhe një shans teorik për të marrë më shumë se sa votat tona të pamjaftueshme.
Ekranet dhe gazetat e Saliut vunë menjëherë tellallin duke bërtitur se opozita po testonte numrat në parlament në prag të zgjedhjes së Presidentit. E thanë ata nuk e thamë ne. E thanë sepse edhe ata e dine, siç e dimë edhe ne, faktin se shumica qeverisëse është në fazën kur mbingopja nga përfitimet prej pushtetit dhe leqendisja skandaloze e qeverisjes, kanë hapur të çara që vetëm zgjerohen dita-ditës brenda asaj shumice, e cila rri ende bashkë po është përditë e më pak e bashkuar. Rrjedha e procesit më pas, me presione, diversione, kërcënime të hapura brenda vetë shumicës për t’i shpëtuar disfatës së mundshme të votimit të fshehtë, e vërtetoi këtë pa lënë hije dyshimi. Por të vërtetën kokëfortë se Saliu nuk ka më shumicë të fshehtë në atë parlament ku votimin e fundit me kuti e ka lejuar të ndodhë në vitin 2007, na e tregoi neve dhe gjithë shqiptarëve rënia në shesh e rrobave të kryeministrit nga ku doli lakuriq, mu në mes të parlamentit, një vjedhës i rëndomtë votash. Sikur kishte zbritur vrik drejt e nga Ruzhdija famëkeqe dhe jo nga podiumi i qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
U pa qartë se ofertat korruptive për deputetët e opozitës u zmbrapsën po aq turpshëm sa në kohën kur hienat e Saliut bridhnin me para nëpër thasë e çanta të pista, për të tërhequr në sallë deputetët opozitarë të rreshtuar në frontin e rezistencës demokratike gjatë 6 muajve të bojkotit parlamentar. Por u duk edhe më qartë se as presionet e kërcënimet mbi vetë deputetë të shumicës – e këta ishin më shumë se sa ata që edhe pse në shumicë e refuzuan hapur diktatin e tij të neveritshëm- nuk i mjaftuan Saliut për të ndenjur i patrazuar në majë të plehut qeveritar dhe për ta bërë krimin zgjedhor të radhës si gjithmonë me duart e të tjerëve. Prandaj kur plani për t’iu vënë shenja nëpër fletë të dyshuarve si deputetë brenda vetë radhëve të PD-së, dështoi me refuzimin e opozitës për të pranuar atë çka me trashësinë e vet monumentalisht të trashë, komisionerja Trashani e shprehu hapur si vullnet për të kontrolluar grupin e saj politik, Saliu bëri atë që s’e kishte bërë ende qysh kur ia nisi hajdutërisë elektorale në vitin 1996. Mori vetë personalisht rolin e kryetarit të “KQZ”-së parlamentare për t’i vjedhur votat drejtpërdrejtë me duart e tij. Iu turr i pari tryezës me fletët e votimit mu si ai huligani i famshëm i Ruzhdies që ka mbetur i fiksuar në kamerat e zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009. Dhe si komandant suprem i tërë votavjedhësve të 15 vjetëve të fundit, u ngjit edhe më lart se vetë Arben Ristani në shkallën e marrisë së dhunshme kundër lirisë së votës së fshehtë, duke dhënë kushtrimin për flakjen e kutisë e për kthimin e garës në një farsë të turpshme me një kandidat e me votë praktikisht të hapur. Sepse ato 71 vota që Jozefina i numëroi të enjten njësoj si Sudja kur firmoste lekët që nuk i kishte, kryeministri nuk i ka dhe nuk do t’i bënte dot kurrë bashkë, pa i çnjerëzuar në publik të tijtë aq brutalisht sa ç’i çnjerëzoi.
Kandidati i opozitës nuk u lejua të hynte në garë e prandaj edhe nuk fitoi. Ndërsa kryeministri nuk lejoi të kishte garë e prandaj edhe humbi. Humbi me turp duke turpëruar ende më shumë figurën kushtetuese që përfaqëson; duke turpëruar ende më shumë parlamentin që nuk përfaqëson vullnetin e zgjedhësve po fuqinë e vjedhësve; duke turpëruar ende më shumë shoqërinë tonë të dhunuar prej këtyre turpeve të njëpasnjëshme të qeverisë që kanë dërrmuar qelizat e moralit të saj; duke turpëruar ende më shumë vetë Shqipërinë, e cila në rrugën e mundimshme për t’u bashkuar me Europën u vu përsëri në pozitën e një vendi të penguar nga vija e sjelljes së kryeministrit të vet rrezikshmërisht qesharak.
E gjitha kjo ndodhi në vigjiljen e një testi jashtëzakonisht të rëndësishëm për provimin tonë të tretë të vjeshtës në Bruksel, siç është zgjedhja e Presidentit të Republikës, me votë të fshehtë e me kuti, ku Bashkimi Europian e Shtetet e Bashkuara si avokati më i madh i Shqipërisë europiane, presin nga palët një provë të pjekurisë politike e demokratike të vendit dhe në asnjë mënyrë një tjetër shfaqje shpërfytyruese për institucionin e Presidentit, të parlamentit e të votës së lirë. E gjitha kjo tregoi, pa asnjë ekuivok, se me shkallën e marrisë së dhunshme ndaj votës ku u ngjit kryeministri duke habitur edhe ata që nuk habiten më prej marrëzive të tij, jo vetëm prova që pret bota demokratike prej nesh në zgjedhjen e Presidentit është hëpërhë një iluzion, po edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë seriozisht të kërcënuara në lirinë e tyre nëqoftëse votavjedhësi i saposhfaqur i Ruzhdies mu brenda në parlamentin e Shqipërisë do të qëndrojë gjatë zgjedhjeve në krye të qeverisë, i maskuar nën rrobat e kryeministrit. E gjitha kjo paralajmëroi, si një demaskim ulëritës, të gjithë ata ende brenda shumicës së sotme që nuk duan të mbeten nesër në duart hakmarrëse e mbytëse të Sali Berishës, ashtu si edhe të gjithë ata jashtë shumicës së sotme nëpër tribuna partish e mediash, në rrugët e shoqërisë civile a të sipërmarrjes private, të cilët nuk duan të përfundojnë pas një viti në honin e një makthi fashist pa zgjedhje, pa gjykata, pa media të pavarura, pa biznes të pakapur nga pushteti, se s’ka më kohë dhe as arsye për të mos bashkuar të tëra forcat pa asnjë dallim. Le të bëhemi të gjithë bashkë përpara se sa të jetë tepër vonë, kundër këtij regjimi të açikmaskarallëkut tanimë kur kanë rënë të gjitha maskat. Dhe le ta shtyjmë ditën për t’u dalluar nga njëri-tjetri e për të kritikuar njëri – tjetrin nga pozicione të ndryshme, pas rivendosjes së rendit demokratik.
14 Prill 2012
Kjo këtu nuk është një përpjekje për të justifikuar gjësend lidhur me mbështetjen që dhamë për Vishën. Eshtë vetëm shpjegimi krejt i sinqertë i një pikëpamjeje që nuk e ndaj me asnjë ndër ata opozitarë të ndershëm, të cilët e lexuan dhe e komentuan nga një këndvështrim tjetër zgjedhjen tonë. Prej atij këndvështrimi Partisë Socialiste u keqgjykua në zgjedhjen e saj, me jo pak komente denigruese. E sot dua të shpjegohem në respekt të gjithë atyre qytetarëve opozitarë që na keqgjykuan dhe vetëm të tyre, sepse maskarenjve politikë, të cilët kanë fajin e llogores së pushtetit për krimin e pandëshkuar të Gërdecit apo ndjekësve të tyre që u mbajnë anën qorrazi, nuk u detyrohem asnjë shpjegim. Asnjëherë.
Prifti dhe Avokati ishin dy profesione të ndaluara me ligj nga diktatura, si pasojë e asgjësimit nga njëra anë të së drejtës për të besuar apo për t’u rrëfyer dhe nga ana tjetër, të së drejtës të çdo të akuzuari, edhe për krimet më monstruoze, për t’u prezumuar i pafajshëm përpara gjyqit të “popullit”. Por a është në fakt prifti bashkëfajtor për çka mban kyçur brenda vetes prej tmerreve që i bie të dëgjojë në dhomën e rrëfimit? Po avokati a është bashkëfajtor për akuzat që rëndojnë mbi klientin, cilatdoqofshin bëmat apo gjëmat e klientit? Padyshim jo, as njëri as tjetri nuk janë të fajshëm dhe askush s’ka të drejtë në një shoqëri të lirë të gjykojë keq as priftin, pse nuk denoncon në prokurori rrëfimtarët e mëkateve që lidhen me shkeljen e ligjit, as avokatin, pse merr përsipër të mbrojë njerëz të akuzuar për shkeljen e ligjit nga prokuroria. Sepse nëse prifti nuk mund të bëjë detyrën e tij apo avokati të tijën, vetë shoqëria ka humbur lirinë dhe drejtësinë. Kriminelët nazistë të gjyqit të Nurembergut u mbrojtën të tërë me avokatë përballë gjykatësve të botës së lirë. Kurrëkujt s’i vajti mendja të pështynte avokatët po përkundrazi, avokatia e atyre monstrave të racës njerëzore në sallën e gjyqit më të madh të demokracisë kundër diktaturës ishte shprehja më e qartë dalluese, mes sistemit barbar të vrasjeve në emër të popullit dhe sistemit demokratik të dënimeve në emër të ligjit. Thënë kjo e vërtetë e thjeshtë që njerëz të mirë e të ndershëm e harruan kur u turrën ndaj një avokati prej revoltës së tyre legjitime për plagën e hapur të Gërdecit, po vazhdoj më konkretisht.
Ne nuk e mbështetëm kandidaturën e Ardian Vishës për vendin në KLD as sepse ishte avokat i Fatmir Mediut, as sepse avokoi pafajësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes. Ky i fundit ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithnjë i fajshëm për shpërdorim detyre me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, pavarësisht se kryefajtori është e do të mbetet kryeministri; pavarësisht se biznesin vrasës të Fabrikës së Vdekjes e hapi dhe e mbrojti deri në fund kryeministri; pavarësisht se gjykata e kapur nga pushteti i kryeministrit nxori të pafajshëm ish-ministrin për të nxjerrë të pafajshëm kryeministrin; pavarësisht se pafajësinë e Fatmir Mediut e shpiku gjykata e Saliut dhe nuk e fitoi Ardian Visha. Edhe vetë fakti që në fund fare, Fatmir Mediu nuk e votoi avokatin e tij, tregoi se ish-ministri i mbrojtjes ishte e mbeti një çirak i ustait të Fabrikës së Vdekjes.
Po ja pse e mbështetëm ne kandidatin që në fund nuk u lejua të garonte:
Së pari, mbështetëm një kandidat të pakorruptuar, i cili i ka shërbyer shtetit e ligjit në sistemin e drejtësisë dhe as nuk rezulton të jetë përzier në punët e ndyra të atij sistemi, as nuk është akuzuar ndonjëherë si prokuror, po edhe si avokat, për rryshfetllëqe e sekserllëqe. E mbështetëm përballë një kandidati tipik për moralin dhe sjelljen e kësaj qeverie. Një i verbër në shërbimin ndaj pushtetit, i përzier në historinë e turpshme të moskthimit e të moskompensimit të pronave tek pronarët pa taraf qeveritar, i dalluar në historinë e manipulimit të zgjedhjeve të 8 majit 2011 në Tiranë.
Së dyti, mbështetëm një kandidat me profil të spikatur profesional që as nuk ka rënë ndonjëherë në sy për mungesë profesionalizmi dhe as nuk është akuzuar, qoftë edhe nga kundërshtarët e kandidaturës së tij në tryezën e Komisionit të Ligjeve, si i paaftë për të kryer detyrën. E mbështetëm përballë një kandidati tipik për pushtetin që ka kapur shtetin, një guak intelektualisht, një i paaftë profesionalisht dhe i tejzellshëm politikisht. Shkurt një sojsëz i kompletuar për të kontribuar në qëllimin e mbrapshtë të kryeministrit për ta nënshtruar drejtësinë në çdo qelizë.
Së treti, mbështetëm një kandidat jopartiak për të synuar edhe vota përtej pakicës sonë parlamentare. Me këtë arsyetim: Të shfrytëzojmë qoftë edhe një mundësi teorike për të mos e lejuar pa bërë asgjë hiç në këtë rast, uzurpimin e pandalur të drejtësisë e të vetë KLD-së nga komandot antidrejtësi të Saliut.
Mes mospjesmarrjes në një garë e për pasojë, lejimit të vazhdimit të pushtimit pa asnjë “dhimbje koke” nga ana e kryeministrit të vendeve në strukturat kyçe të sistemit të drejtësisë, dhe një gare me sadopak gjasa për t’u fituar ne zgjodhëm të dytën. E për këtë zgjodhëm dikë me integritet e profesionalizëm jashtë sinorit të opozitës. Zgjodhëm Ardian Vishën jo sepse ishte më i miri i mundshëm dhe assesi jo pse nuk kishim kandidatë më të mirë brenda nesh. Po sepse asnjë kandidat i perceptuar mirëfilli si i yni s’do të kishte as edhe një shans teorik për të marrë më shumë se sa votat tona të pamjaftueshme.
Ekranet dhe gazetat e Saliut vunë menjëherë tellallin duke bërtitur se opozita po testonte numrat në parlament në prag të zgjedhjes së Presidentit. E thanë ata nuk e thamë ne. E thanë sepse edhe ata e dine, siç e dimë edhe ne, faktin se shumica qeverisëse është në fazën kur mbingopja nga përfitimet prej pushtetit dhe leqendisja skandaloze e qeverisjes, kanë hapur të çara që vetëm zgjerohen dita-ditës brenda asaj shumice, e cila rri ende bashkë po është përditë e më pak e bashkuar. Rrjedha e procesit më pas, me presione, diversione, kërcënime të hapura brenda vetë shumicës për t’i shpëtuar disfatës së mundshme të votimit të fshehtë, e vërtetoi këtë pa lënë hije dyshimi. Por të vërtetën kokëfortë se Saliu nuk ka më shumicë të fshehtë në atë parlament ku votimin e fundit me kuti e ka lejuar të ndodhë në vitin 2007, na e tregoi neve dhe gjithë shqiptarëve rënia në shesh e rrobave të kryeministrit nga ku doli lakuriq, mu në mes të parlamentit, një vjedhës i rëndomtë votash. Sikur kishte zbritur vrik drejt e nga Ruzhdija famëkeqe dhe jo nga podiumi i qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
U pa qartë se ofertat korruptive për deputetët e opozitës u zmbrapsën po aq turpshëm sa në kohën kur hienat e Saliut bridhnin me para nëpër thasë e çanta të pista, për të tërhequr në sallë deputetët opozitarë të rreshtuar në frontin e rezistencës demokratike gjatë 6 muajve të bojkotit parlamentar. Por u duk edhe më qartë se as presionet e kërcënimet mbi vetë deputetë të shumicës – e këta ishin më shumë se sa ata që edhe pse në shumicë e refuzuan hapur diktatin e tij të neveritshëm- nuk i mjaftuan Saliut për të ndenjur i patrazuar në majë të plehut qeveritar dhe për ta bërë krimin zgjedhor të radhës si gjithmonë me duart e të tjerëve. Prandaj kur plani për t’iu vënë shenja nëpër fletë të dyshuarve si deputetë brenda vetë radhëve të PD-së, dështoi me refuzimin e opozitës për të pranuar atë çka me trashësinë e vet monumentalisht të trashë, komisionerja Trashani e shprehu hapur si vullnet për të kontrolluar grupin e saj politik, Saliu bëri atë që s’e kishte bërë ende qysh kur i’a nisi hajdutërisë elektorale në vitin 1996. Mori vetë personalisht rolin e kryetarit të “KQZ”-së parlamentare për t’i vjedhur votat drejtpërdrejtë me duart e tij. I’u turr i pari tryezës me fletët e votimit mu si ai huligani i famshëm i Ruzhdies që ka mbetur i fiksuar në kamerat e zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009. Dhe si komandant suprem i tërë votavjedhësve të 15 vjetëve të fundit, u ngjit edhe më lart se vetë Arben Ristani në shkallën e marrisë së dhunshme kundër lirisë së votës së fshehtë, duke dhënë kushtrimin për flakjen e kutisë e për kthimin e garës në një farsë të turpshme me një kandidat e me votë praktikisht të hapur. Sepse ato 71 vota që Jozefina i numëroi të enjten njësoj si Sudja kur firmoste lekët që nuk i kishte, kryeministri nuk i ka dhe nuk do t’i bënte dot kurrë bashkë, pa i çnjerëzuar në publik të tijtë aq brutalisht sa ç’i çnjerëzoi.

15 Mendimet tuaja për VOTAVJEDHESI I RUZHDIES NE SALLEN E PARLAMENTIT
Atehere
Qe kryeministri eshte nje vjedhes sistematik votash eshte e qarte, madje edhe kjo prova e radhes ishte e tepert sepse mjafton te genjesh njehere dhe je nje njeri perhere i pabesueshme ashtu si mjafton te vjedhesh nje here dhe je nje vjedhes gjithnje potencial.. Por qe edhe Ilir Meta eshte nje vjedhes votash eshte me se e vertete gjithashtu nje shkaterrues sistematik i institucioneve te shtetit njesoj si ortaku i tij as vihet fare ne diskutim.
Keshtu qe thirrja per bashkim eshte logjike se i drejtohet gjithe shqiptareve qe duan sot me gjithe mend nje shtet normal . Pra qe Piramida e shtetit dhe rrjedhimisht e gjithe shoqerise shqiptare te mos e kete Bazen e saj siper edhe Majen poshte. Menje fjale
Ngrehuni e bjeruni
Korrini e shtypini
Katundare e punetore
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore
Eshte shume e vertete se ky blog i perket me se shumti komentuesve qe kane nevoje vetem per shpjegime shkencore te problemeve apo ideve te ndryshme te opozites, ose te aspektit teknik apo moral si ky rasti i kandidatures se zotit Visha, por nga ana tjeter ne komentuesit sjellim ketu edhe eksperiencat tona te perditshme nepermjet te cilave ‘masim’ çdo dite rrenimin e shtetit tone. Eshte shume e trishtueshme edhe mjaft e dhimbshme ta shohesh çdo dite therrmimin e administrates dhe universiteteve tona jo thjeshte nepermjet shkrimeve, diksutimeve neper studio televizive apo rubrikave te gazetareve a fakteve sporadike te denoncuara, por duke qene vete nje qenie njerezore aty brenda si i ndodhur rastesisht, i pafuqishem per te ndryshuar as me te voglen gje, fajtor pa faj, nje cop ingranazh i keputur qe as te fusin ne sistem e as hyn dot ne te; nje qenie e refuzuar dhe e vetperjashtuar ne te njejten kohe qe jeton me nje shprese te vogel e te fshehur me kujdes e me frike se mos ta zbulojne edhe pastaj te quajne te marre. Eshte bere e padurueshme kjo klime ne te cilen levdohet hajduti, pelivani, i djallezuari, ai qe fiton duke ndenjur kot, ai qe shperdoron vendin e punes, ai qe korrupton zyrtarin, zyrtari qe korruptohet, politikani qe e nxjerr krejt familjen jashte vendit dhe nje zot e di perse ngul kembe te ‘beje politike’ ketu, antishqiptari, pra gjithshka qe eshte antonim i se mires. Edhe kjo thirrja per tu bashkaur per te permbysur kete klime vertete vrastare normalisht duhet te dale nga goja e çdo njeriu me nje intelekt mesatar dhe duhet perseritur dite per dite per te shkuar tek veshet qe nuk e kuptojne dot vete por kane nevoje tu shpjegohet edhe me mire.
Ciao
duhet parprakisht masa ndyshe ata jane te rrezikshem
kanditatura e Vishes ishte e pranushme , sepse nuk ka te bej aspak me punen e avokatit qe ai ben . per sa i perket thirrjes tuaj qe te behemi te gjithe bashke eshte me vend , por do kete koston e saj morale ne opinionin publik shqipetar ….kuptohet , politika i pranon keto gjera . per te fituar duhen aleancat , por edhe programet , dicka te re ndryshe nga keto 10 vitet e fundit , psh etika e fjalori qe perdoret kur i dretohesh kundershtarit politik . e gjej te gabuar qe ju i drejtoheni kryeministri , nuk ju duket se keshtu banalizoni institucionin e kryeministrise , i cili nuk eshte i z Berisha por i gjithe qytetareve. Ne keto vitet e fundit qytetaret shqipetare e kane humbur shpresen tek institucionet sepse ai kane pare ato si prona te politikaneve, . institucioni eshte tjeter , z Berisha tjeter…nuk kane lidhje fare. Le tu drejtohemi institucioneve e jo individeve , keshtu edhe qytetaret do dine te bejne dallimin. faleminderit
pershendetje Z RAMO po do ta kuptoni ju qe partia scialiste po organizohet nga njerez qe nuk e duan partin socialiste . uj jam kryetar partie jam 33 vjec po bej luft me te vjeterit e partis son te hap krahun apo te vazdoj luften per nje rilindje shqipetare e dua 1 pergjigje me doemos flm po pres
Z Rama do doja te pyesja dhe ju lutem te me ktheni nje pergjigje ,se keto padrejtesi qe po ben Sali berisha tash 20 vjet ne kurriz te shumices se popullit shqipetare tash 20 vjet do te ngelen thjesht nje kujtim i keq per ju dhe do te harrohen neser kur te vini ju ne pushtet apo e drejtesise do te bjere ne kurrizin e te gjitheve qe u tallen me dinjitetin e ketij populli FALEMINDERIT
nuk fiton ndryshe veq me vjedhje
Zoti Rama ju e dini se berisha ju vjedh, pse e lejoni te votohet pa nje marreveshje te qarte dhe te shkruar, ne te kundert te bllokon votimin duke nderhyre ne serverin elektronik,
z.edi nese nuk lufton edhe kesaj rradhe lere berishen te behet mbret dhe ta trashegoj fronin tek pasardhesit, po nuk luftove ti ne s’kemi c’te bejme se ne votojme por vota jone nuk dihet ku shkon, se per mbretin tone njesoj eshte si te votoime ne si te mos votojme nese ai ka ndermend te arrije dicka do ta arrije ate me doemos qofte edhe me lufte.
VJEDHJA ESHTE GJEJA ME NORMALE NE POLITIK,PERA POLITIKA TE JETE TREGU I PARASE,SI THONE AMERIKANET KETA SHPIKES TE KETIJ SISTEMI SHPIFES,CUDIA DO JETE KUR TE MOS VIDHET DHE POLITIKA TE JETE BRENDA KARAKTERIT!
o shoku edi…duhet te ngresh zerin se per ndryshe as ne 2013 ske per te fitu gjo..2009 e mori me vjedhje bashkin me vjedhje ene presidentin kshu ka me e mor..pstaj prap kryeminister..populli ska ca ben ka per detyr te votoj po je ti ai qe duhet ta ndalosh sali malokun…o ket rradh o kurr…duhte te jesh me i fort
Duhet te ulen tonet…shqiperia nuk mund te heci perpara neqoftese nuk jepet shembulli i duhur,duke perdorur nje gjuhe jo agresive.
Analiza e drejte, problemi eshte se nese, ai nuk bie nga faktore te tjere, athere rreziku i vjedhjes se votave eshte real, e kjo kerkon nje vendim te prere te opozites, qeverri teknike.
si do ta ndalim hajdut Ruzhdie Saliun se prap do i vjedhi votat jemi ne hall
Z.Rama, nuk besoj se e ke fjalen per meten ne kete paragrafin e fundit.
Uroj qe kur kerkoni te behemi bashke te mos keni ne mendje edhe banden e L.S.I-se.